Një grua thotë se nuk mund t’i besonte syve pasi pa të ëmën në Google Street View, 18 muaj pasi ishte ndarë nga jeta.

Denise Underhill, e cila u shpërngul në Florida nga Tamworth, Staffordshire tha se papritur e kishte kapur malli për të parë shtëpinë e saj të vjetër në Britani, por kishte pësuar tronditjen e jetës një moment që kishte kuptuar se nëna e saj ishte në një prej fotografive, teksa ujiste lulet jashtë shtëpisë së saj të vjetër.

“Po merresha me punët e shtëpisë, kur papritur më erdhi një dëshirë e papritur për të telefonuar mamanë, por sigurisht u kujtova që nuk e ishte  mundur. Ndaj vendosa që të futesha në Google Earth, për të parë si dukej shtëpia e vjetër, pasi ajo ishte ndarë nga jeta në 2015 -ën dhe prona ishte shitur”.

Beryl Turton vdiq në 2015 -ën

Por gruaja u trondit kur pa se e ëma ishte kapur në street view

(fotografimi i rrugëve nga Google)

.

“Ajo ishte aty, duke ujitur kopshtin siç bënte gjithmonë. Mendoj se dikush donte që unë ta shihja atë foto”.

Denise Underhill

Kjo nuk është hera e parë që fotot e rrugëve kanë krijuar sensacion. Google Earth numëron disa raste ku janë fotografuar imazhe të çuditshme apo të rralla, siç është rasti i pishinës më të madhe në botë në pjesën e pasme të një shtëpie./tvklan.al