Festivali ikonë i muzikës “Coachella” që mbahet në Kaliforni, ka mbledhur në këto ditë shumë nga vajza e famshme të botës së Hollywood-it, që nuk kanë munguar si çdo vit të jenë pjesë e argëtimit të këtij eventi.

Ky i fundit do të mbledhë për dy javë rresht yje të muzikës ndërkombëtare, ndër to dhe Calvin Harris.

Kendall dhe Kylie Jenner janë pikasur më se në qejf, ndërkohë që shijonin muzikën përkrah ish-dashurit të Kourtney Kardashian, Scott Disick.

Një tjetër person që duket se po e shijon këtë festival është dhe bukuroshja Miranda Kerr, e fotografuar në krah të të dashurit të saj.

Një tjetër personazh i njohur i pikasur në këtë festival, është dhe Brooklyn Beckham. Djali i madh 17-vjeçar i çiftit britanik është fotografuar duke flirtuar me disa vajza.

Në listën e personazheve të njohur, që kanë vizituar këto ditë “Coochella 2016”, ka qenë supermodelja Emily Ratajkowski, aktorja Kimberley Garner, etj./tvklan.al