Endrra amerikane sigurisht është një mit për shqiptarët, por së fundmi është Lindja e Mesme e cila është kthyer në vendin e preferuar. Por jo për ndërtesat marramendëse, por për të gjetur një punë të mirëpaguar.

Sipas drejtuesve të agjencive ndërmjetësuse mes vendit tonë dhe kompanive të huaja numri i aplikantëve është gjithnjë në rritje, dhe jo në të njëjtin proporcion  me vendet që kërkohen.

Zhvillimi i dy dekadave në Dubai ka bërë që sektorët e ndërtimit dhe të turizmit të ofrojnë hapsirat më të mëdha për punësim. Kërkesat më të larta janë për femrat.

Kontratat e punësimit përfshijnë në të shumtën e rasteve një periudhë dy vjecare, pa shkëputje. Në kuadër të zbatimit të kontratës, kompanitë mbajnë peng edhe pasaportat e punonjësve si një mënyrë detyruese për zbatimin e marrëveshjes.

Burimi: Klan Plus

Gazetare: Megi Fagu