Afro 41 % e popullsisë e vaksinuar me të dyja dozat 

Shqipëria e ka rritur objektiv e vendosur nga OBSH për vaksinimin e 40 % të popullsisë kundër Covid-19. Përgjegjësja e programit  kombëtar të vaksinimit, Rovena Daja thotë se objektivi për këtë vit është të arrijmë në 70% të popullsisë të vaksinuar.

“Objektivi i vendosur aktualisht nga OBSH është që të kemi të vaksinuar me të dyja dozat mbi 40 % të popullatës. Më pas është një objektiv i cili është vendosur që deri në fund të vitit të arrihet mbi  70 %, por kjo do duket në vazhdimësi se si do eci”.

Aktualisht në Shqipëri është vaksinuar plotësisht me të dyja dozat 41 % e popullsisë, ndërsa me një dozë 45 % . Autoritetet shëndetësore thonë se shqetësim mbeten ato  bashki që kanë një mbulesë të ulët vaksinale  që arrin deri në 30 %.

Tv Klan