Foto e kësaj maceje që është gostitur nga të zotët me një tortë ngjyrë rozë, me rastin e ditëlindjes, është shpërndarë në mënyrë virale në internet.

Nga foto duket se pronarët e saj janë kujdesuar me detaje që kafshëza e tyre shtëpiake të festojë me të gjitha elementët e festës, ku nuk ka munguar kapelja plot ngjyra në kokë.

Por kjo nuk është kafsha e shtëpiake që ka patur rastin të ketë një festë për ditëlindje.

Njerëz të pasionuar pas kafshëve kanë postuar në rrjete sociale edhe foto të tjera nga festat e miqve të tyre me katër këmbë./tvklan.al