Valon Ahmedi ishte vendimtar për Mariborin në sfidën e javës së 10 të kampionatit slloven.

Futbollisti i Kombëtares ndihmoi, duke shënuar një gol dhe dhënë pasimin për një tjetër në fitoren 3 – 2 në fushën e Alumnij mbrëmjen e së premtes.

22-vjeçari po kthehet i rëndësishëm për Mariborin në këtë sezon ku kampionët e Sllovenisë marrin pjesë edhe në grupet e Ligës së Kampionëve. Për Alumnij një nga golat e shënoi shqiptari Françesko Tahiraj.

Tv Klan