Emocione, larmi ritmesh e personazhesh kanë dhuruar mbrëmjen e së hënës Vera Grabocka e Alketa Vejsiu në spektaklin “Your Face Sounds Familiar”.

Mbrëmja hapi siparin në tingujt e Gianna Naninnit të sjellë aq bukur nga Herioni Mustafaraj, për të vazhduar më tej me Shpat Kasapin si Sinan Hoxha, me imitimin e të cilit solli atmosfere, ritëm dhe humor, të cilit iu bashkua Alketa dhe Herioni.

Menjëherë pas tij Flaka Krelani e ndezi skenën aq shumë saqë ngjiti në tavolinë  Oltën e me pas e mbylli me një puthje të zjarrtë tip Axel Rose.

Nostalgji dhe emocion për muzikën shqiptare dhe të madhen Vaçe Zela solli Arinda Gjoni, e menjëherë pas saj Beatriks Ramosaj me një imitim perfekt të Noizyt që nuk u komentua pak edhe ne lidhjen live ne Instagram.

Në mbyllje të fuqishmit AC DC, vokalistin e të cilëve e solli me mjaft mjeshtëri Valon Shehu, i cili fitoi dhe kupën e kësaj nate.

E hëna tjetër në orën 20.15 sjell sërish surpriza ndaj mos mungoni në laboratorin e ndryshimeve të “Your Face Sounds Familiar”.

Tv Klan