Edëin van der Sar mbetet i përhershmi edhe pse kishte 5 vjet pa luajtur. Portieri i njohur hollandez vendosi që të ndihmojë klubin Noordwijk dhe tregoi aftësitë e tij duke pritur një 11-metërsh.

45-vjeçari luajti sfidën e parë me ekipin e ligës së katërt hollandeze me Jodan Boys që përfundoi në barazim 1 – 1. Van der Sar veshi përsëri dorezat pasi Noordwjjk kishte shumë mungesa për shkak të dëmtimeve kohët e fundit.

Tifozë të shumtë ndoqën takimin ndoshta edhe për të parë ish-portierin e përfaqësueses së Hollandës, Juventus dhe Manchester United.

Kontributi i tij vlerësohet nga drejtuesit dhe përkrahësit e klubit ku Van der Sar luajti kur ishte i ri. sipas mediave lokale ai pritet të mos luajë ndonjë tjetër sfidë me Noordwijk.

Tv Klan