Capture

15 javë në ekranin e TV Klan, fëmijët e “Gjeniut” vendosin standardin elitë të talentit të këngës.

Mbrëmë, pas një gare e emocionesh të pambarim, juria e Gjeniut, kurorëzoi fituesen e rradhës. Pas një nate super dhe një spektakli model që nuk la asnjë pauzë për frymëmarrje, sfidë pas sfide, më në fund u mbyll aventura muzikore e fëmijëve më të talentuar të Shqipërisë e mbarë trevave shqiptare.

Pas një performance speciale të të gjithë fëmijëve konkurues të këtij edicioni dhe trupës së cirkut kombëtar i takoi  pikërisht Kllarisës, kosovarës së vogël nga Prizreni ajo që çeli duelet e natës finale. Përballja me Darion ishte momenti i parë dramatic, por juria veçoi Darion për të vazhduar garën, pasi Kllarisa nuk i superoi dot emocionet e finales. Orialdo dhe Igli sfiduan  njëri – tjetrin gati me të njëjtin stil, duke bërë që skena e magjishme e Gjeniut të tingëllojë Rock, por edhe  këtu juria nga talentet dhe interpretimet e fëmijëve, gjykoi si fitues të sfidës Iglin.

Megjithatë profesionistët e jurisë e gjetën veten në vështirësi në dy sfidat pasuese, ato mes Artemisës dhe Reas, por dhe ajo mes Vanesës e Klodianës. Askush prej tyre nuk mundi të veçojë ndonjërën, ndaj u vendos që të 4 vajzat të kalojnë në raundin pasardhës duke patur mundësinë e dytë të konkurojnë për më të mirin e këtij edicioni.

6 fëmijë të kualifikuar në raundin e dytë final dhe përsëri short duke konfirmuar se Gjeniu mbetet formati me origjinal, pa klishe e rregulla strikte, por gjithnjë një spektakël që ofron surpriza mes emocioneve live. Kështu finalistët u ndanë në dy sfida me nga 3. Vanesa, Artemisa dhe Dario kënduan sërish para publikut e jurisë për të nxjerrë vetëm një fitues. Dhe sërish këtu pati situata e gjykime të tjera të pandodhura më parë në edicionet e Gjeniut.

Vota e Gentës shkoi për Vanesën, ndërsa Pirro e Vikena nxorrën në avantazh Artemisën. Vota e Adit si anëtarë i fundit shkoi për Vanesën. Në këtë barazim votash të dyja duhet të quheshin finalistët e çmimit të madh. Lot e përqafime midis të dy vajzave e shoqeve të ngushta që mezi prisnin t’i linin fitoren njëra – tjetrës. Në grupin e dytë performuan Klodiana, Rea dhe Igli, e pas duartrokitjeve pafund ishte Rea ajo që mori votat e gjithë jurisë.

Pjese e show – t u bënë edhe interpretimet e dy prej personazheve më të dashur të fëmijëve – dy “vocal coach – et” që prej disa vitesh bashkëpunojmë me Promotor në spektaklin e Gjeniut. Elona Islamaj e Egzona Ademi, përshëndetën me shumë klas natën finale, por me shume stil e elegancë erdhi në skenë dhe me një interpetim të veçante prezantuesja e këtij edicioni Klea Huta.

Raundi final erdhi duke sjellë në përballje 3 vajza e pikërisht ato që spikatën më shumë se të tjerët gjatë 15 javëve të “Gjeniut të Vogël”. Vanesa me një shpërthim ekzaltues në këngën “Mama knows best”, Artemisa me një botë të thellë e shpirt të rrallë në këngën “Bosh” dhe Rea me interpretimin vokal e saktësinë teknike në këngën “Down on my knees”, sollën kulmin dhe gjithë ekstraktin e këtij talent shoë unik për nga talentet dhe audienca.

Mes emocioneve e sërish pavendosmërisë e dyzimeve të forta, juria me shumë pak diferenca i dha trofeun e çmimit të madh 13 – vjeçares nga Saranda, Vanesa Sono, që bëhet kështu fituesja e edicionit të gjashtë të “Gjeniut të Vogël”.

Tv Klan