“Vdiqëm…”

Ky është reagimi i qytetarëve pasi u është dashur të udhëtojnë në një prej urbanëve të Tiranës pa sistem kondicionimi.

Shumë autobusë janë gjobitur nga Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit në Bashkinë e Tiranës, për mungesë të ajrit të kondicionuar.

Kur termometri ka kapur vlerën e 40 gradëve në kryeqytet, kontrollet për vendosjen ne punë të kondicionerëve janë të rrepta nga inspektorët bashkiakë të Agjencisë së Konsumatorit

Vetëm gjatë qershorit, ata kanë gjobitur 95 autobusë të linjave të ndryshme të cilët për shkaqe të ndryshme nuk siguronin ajër të kondicionuar gjatë punës.

Gjoba shoqërohet edhe me një sasi pikësh, që Bashkia ka të përcaktuara për të ruajtur apo hequr licencën.

Paralelisht me inspektimet në terren, denoncimet e qytetarëve sipas inspektorëve janë të domosdoshme në rastet kur konstatohet se shërbimi urban është jocilësor. TV KLAN