Video teknologjia në futboll e shumë përfolur për përdorimin jo plotësisht të saktë të saj po sjell polemika jo vetëm mes protagonistëve direkt të ndeshjeve. Ish-trajneri i Manchester United, Alex Ferguson nuk është i bindur për vlerën reale të VAR, Video Asistenti i Arbitrit. Sipas tij, vendimet e marra janë të diskutueshme.

VAR po përdoret në Bundesliga dhe Serie A dhe lojtarë e trajnerë në këto dy kampionate kanë opinione të ndryshme. 

Duke folur në forumin e elitës së trajnerëve, organizuar nga UEFA, skocezi tha se progresi nuk mund të ndalet, por ndoshta teknologjia në futboll do të ketë nevojë edhe për 2 ose 3 vjet që të bëhet pjesë e lojës.

Megjithëse nuk është plotësisht i bindur për efiçencën e saj, Ferguson i këshillon të gjithë të presin të shohin rezultatet e teknologjisë, që nga UEFA është reklamuar si në të mirë të lojës së futbollit./ Tv Klan