Anne Hathaway 1

Në premierën e filmit ‘Interstellar’, aktorja e famshme Anne Hathaway u shfaq e veshur me një fustan elegant me kurriz të hapur, ku të binte një sy një varëse e cila varej në kurriz dhe jo në dekolte.

Por Hathaway nuk është e para që shfaqet me këtë look të ‘çuditshëm’.

Cate Blanchett, Nicole Kidman dhe Kate Hudson, të gjitha këto aktore janë shfaqur me të njëjtin stil herë pas here.

Në fakt gati 30 vite më parë ishte Princesha Diana u shfaq me një varëse me perla në kurriz.

Nëse vendoset siç duhet dhe me fustanin ideal kjo mënyrë e re për të mbajtur këtë bizhu do t’ju bëjë të dukeni shumë seksi.

Një ndër efektet më të bukura të kësaj varësje në kurriz është postura që i jep trupit të femrës, duke i drejtuar shpatullat e zgjatur kokën.

Megjithatë, jo çdo varëse apo fustan shkon për këtë look.

Më poshtë po ju sjellim disa nga mënyrat sesi yjet e kanë mbajtur dhe kombinuar këtë varëse.

tvklan.al