Një 33-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një zonë të lagjes ‘’Dardania’’ në Prishtinë të Kosovës.

Rastin për “klankosova.tv”, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka deklaruar se me urdhër të prokurorisë, trupi i pa jetë është dërguar për ekzaminim. Ai tha se ky rast është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Ndërkohë, sipas mediave të Kosovës, 33-vjeçarja besohet të jetë vajza e aktorit të njohur Çun Lajçi, i cili ka publikuar në Facebook një poezi për të.

Në rrjetin social, të shumtë kanë qenë ndjekësit që i kanë shprehur ngushëllimet e sinqerta familjes Lajçi për vdekjen e parakohshme të vajzës së tyre.

A këputet peni moj e mira ime

S’po t’shkruaj ma

Si herave tjera për t’iu kthye

Pendimit 

Se nenin e lidhun n’fyt 

E paske zhgjidhë vetëm, 

Pa m’pritë mua nga rrugë e largët

Shpresash paske ikë mbramë

N’udhëtimin tand t’fundit 

Diku n’Ashkelon

N’kërkim t’fatit e t’vajit

Oooo

Mos ma vajtoni 

Se sherua qenka përgjithmonë 

Tue kërkua gurin e vet të varri.

/tvklan.al