Manastirliu: Vaksinohuni! Rishikim të masave sipas situatës

Varianti më i ri i koronavirusit me origjinë nga Afrika ka vënë në alarm edhe Shqipërinë. Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu nga stadium Air Albania ka apeluar për vaksinim ndërsa vendi është në gatishmëri të shtuar.

“Është e rëndësishme të vijojmë vaksinimin edhe në raport me variantin e ri Omicron që tashmë ka shqetësuar botën. Jo duke i vendosur vendet në panik por i ka vendosur në një gatishmëri të shtuar të gjitha vendet, ashtu sikurse edhe ne”.

Manastirliu bëri me dije se ISHP do të dërgojë mostrat për analizim për të parë më pas nëse ky variant ka qarkulluar apo po qarkullon në vendin tonë, ndërsa tha se po rishikohen dhe masat anticovid.

“Instituti i Shëndetit Publik është duke punuar për të përgatitur mostrat sipas protokolleve të ECDC, për t’i çuar për t’i analizuar dhe për të vijuar më tej sekuencimin e këtyre mostrave. Ne jemi duke bërë një vlerësim të imtësishëm të gjitha masave aktuale që ne kemi në luftën kundër Covid-19 duke filluar nga masat ekzistuese të qarkullimit, patjetër të distancimit, të vendosjes së maskave në ambientet e brendshme”.

Omicron mendohet që ka një transmetueshmëri të lartë tha:

“Mendohet që mund të jetë më i lartë se transmetueshmëria e Deltës, megjithatë edhe kjo mbetet për t’u parë sepse ka nevojë që të vlerësohet. Për sa i përket formave të rënda, natyrisht shtimi i rasteve mund të pasohet edhe me format e rënda”.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer mbi 2 milionë e 100 mijë doza të vaksinave anticovid.

Tv Klan