New Greek Finance Minister Euclid Tsakalotos, right, and outgoing Finance Minister Yanis Varoufakis leave together after a hand over ceremony in Athens, in this photo dated Monday, July 6, 2015. The latest incarnation of Greece’s economic crisis over the span of a month saw Greece in the end accept harsh austerity measures from creditors to save the country from bankruptcy and possibly ignominiously getting kicked out of the eurozone. (AP Photo/Petr David Josek)

Ish – Ministri grek i Financave, Janis Varufakis, akuzon Gjermaninë për homogjenizimin e Europës dhe përmes “Grexit”, t’i japë një mësim Spanjës, Italisë dhe Francës.

Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “El Pais”, Varufakis thotë se plani i Shojbles është të krijojë një autoritetet fiskal me aftësinë për të mposhtur kërkesat e vendeve anëtare, pra të imponojë kudo Trojkën. Në Madrid, në Romë, por mbi të gjitha në Paris.

Varufakis thotë se Parisi është plani i fortë, destinacioni përfundimtar i Trojkës dhe dalja e Greqisë nga Eurozona do të shërbente për të rrënjosur frikën e nevojshme.

Janis Varufakis mendon se sakrifikimi i Greqisë për të ndryshuar fizionominë e Europës, tashmë është një akt i demonstruar:

“Çfarë po i ndodhi Greqisë është pa mëdyshje një grusht shteti; asfiksia e një vendi nga kufizimet e likuiditetit, për t’i mohuar ristrukturimin e borxhit. Një prej dështimeve është të paraqesësh paktin mes Athinës dhe kreditoreve si një alternative për planin e Shojbles, ndërkohë që nuk është kështu: marrëveshja është pjesë e planit të Shojbles”,  thotë ai.

Janis Varufakis flet për planin B, duke thënë se kishte një skemë të quajtur plani X, për t’ju përgjigjur akteve të agresionit nga BQE, Eurogrupi dhe Institucionet e tjera si dhe një skemë për një sistem të ri pagash përmes zyrës së tatimeve.

Në fund të intervistës së tij për “El Pais”, Varufakis thotë se: “Europa rrezikon të shndërrohet në një kafaz të hekurt. Shpresoj shumë që Kancelarja Merkel, të mos lërë një trashëgimi të tillë”.

Tv Klan