Shkencëtarët kanë zbuluar se ekziston një rrezik i madh që vendi më i shenjtë i krishtërimit mund të shembet dhe asgjë nuk po bëhet për të ndërhyrë në themelet e paqëndrueshme të tij.

Një grup shkencëtarësh të Univeritetit Teknik Kombëtar të Athinës, të cilët sapo kanë përfunduar restaurimin e atij që tradicionalisht besohet se është varri i Krishtit në Jeruzalem, paralajmërojnë se nevojitet ndërhyrje për të parandaluar që vendi i shenjtë dhe rrethimi i tij kompleks të pësojë një shkatërrim katastrofik.

“Kur të bjerë, shkatërrimi nuk do të jetë i ngadaltë, por i menjëhershëm dhe katastrofik”,

shpjegon Antonia Moropoulou.

Edicule (nga latinishtja aedicules ose ndryshe shtëpia e vogël), është një strukturë e vogël në brendësi të Kishës së Varrit të Shenjtë, që rrethon shpellën e nderuar që prej paktën shekullit të katërt Pas Lindjes së Krishtit, si varri i Jezu Krishtit.

Por restaurimi i Edicule zbuloi se ky vend i shenjtë, që mirëpret çdo vit miliona vizitorë nga e gjitha bota, është ndërtuar në themele të paqëndrueshme dhe se nën të ndodhen shumë tunele.

Teksa puna për restaurimin e Edicules festohet sot në Jeruzalem me një ceremoni në kishë, shkencëtarët dhe liderët e kishës paralajmërojnë për rrezikun domethënës me të cilin përballet ky vend.

National Geographic /tvklan.al