Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar programin e saj elektoral, një program jo vetëm ambicioz, por dhe shumë optimist që parashikon që brenda 4 viteve rritja ekonomike e vendit të kap një nivel 2 shifror.

Rritja e punësimit, rritja e investime në infrastrukturë kryesisht në akse nacionale, por dhe ulja e taksave për biznesin dhe rrogëtarët janë premtimet që kjo forcë do t’ju prezantojë shqiptareve si alternativa për të qeverisur pas 25 qershorit.

Kryetari i LSI Petrit Vasili thotë se programi elektoral i kësaj force është hartuar nga një grup nga më të mirët të ekspertëve vendas dhe të huaj.

Tv Klan

 

*** oRA 18:13

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka prezantuar sot Programin Elektoral për zgjedhjet e 25 qershorit.

Vasili tha se LSI do të hapë 170 mijë vende pune, nga ku 100 mijë vende vetëm për të rinjtë dhe çdo vend pune është i mirëmenduar.

“1

00 mijë vende punë për të rinjtë dhe është ky një stimul konkret për mijëra të rinj që e presin prej kohësh këtë përgjigje e cila nuk ju ka ardhur deri më sot.

Papunësia e të rinjve është një plagë madhore për vendin tonë. Çdo gjë është e përllogaritur.

Programi orientohet në principin  e përdorimit të potencialeve shumë të mëdha të nënpërdorura dhe që kanë mundësi të jashtëzakonshme zhvillimi, siç janë bujqësia dhe turizmi”.

/tvklan.al