Në LSI janë të bindur se zgjedhjet e 18 qershorit do ta nxjerrin forcë të parë.

Kryetari i ri, Petrit Vasili, në një takim me mbështetës të njësisë nr. 7 në kryeqytet beson se këtë sfidë do ta bëjnë të mundur të rinjtë e shumë të rreshtuar në këtë parti.

“Shqipëria ndodhet në këtë moment që do një shtysë të madhe përpara, do ritëm të ri dhe ritmin e ri do t’ia japin pikërisht ata që janë të rinj. Të rinjtë kanë treguar që janë në gjendje që të bëjnë gjëra të mëdha dhe ne u kemi dhënë një besim shumë të madh atyre. LSI forcë e parë është nevojë e Shqipërisë, dhe këtë të mirë të madhe ne nuk mund t’ia privojmë as LSI-së dhe as Shqipërisë, të gjithë së bashku do ta bëjmë këtë realitet dhe e kemi bindjen si asnjëherë”, – deklaroi kryetari i LSI-së, Vasili.

Takimin e ka përshëndetur dhe ish kryetari LSI-së, presidenti i zgjedhur, Ilir Meta./Tv Klan