Petrit Vasili, i cili pret të marrë edhe zyrtarisht drejtimin e LSI-së thotë se me largimin e Ilir Metës kjo forcë nuk do të pësojë tronditje.

Ai shprehet se edhe për të paktën 10 vjet vazhdimësia e LSI-së do të jetë e qëndrueshme.

“Emri i Petrit Vasilit në radhë të parë është shumë i parëndësishëm në raport me Lëvizjen Socialiste për Intergrim dhe masiviteti, kualiteti politik, vendimi politik, filozofia politike që LSI ka futur është një filozofi e cila shtrihet edhe në dhjetë vjeçarët që vijnë. LSI është një parti e të sotmes, por edhe e të ardhmes, e një të ardhmje akoma më të fortë dhe më të konsoliduar”.

/tvklan.al