Në të njëjtën linjë me Partinë Demokratike duket se është edhe LSI sa i takon zgjedhjeve të 25 qershorit.

Kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili tha gjatë një takimi me të rinjtë në Jalë se rezultati mund të ishte edhe më i mirë nëse nuk do të kishin ndikuar parët e drogës dhe të kriminelëve.

“Është një fakt i padiskutueshëm që LSI-a arriti rezultatin e saj më të lartë ndër vite. Ky nuk është rezultati i vërtetë, pasi, në qoftë se nuk do të ishin zgjedhjet e drogës dhe kriminelëve, rezultati për LSI-në do të ishte dyfish”.

Duke shtuar se opozita nuk është çështje numrash, por morali Vasili tha se LSI do të qëndrojë fort kundër padrejtësive që u bëhen qytetarëve nga një qeveri që është peng i interesave të shëmtuara./Tv Klan