Ministri i drejtësisë Petrit Vasili është i bindur se ngritja e bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është në shkelje të kushtetutës. Komisioneri për zgjerimin Johanes Han i ktheu ne fundjave përgjigje shqetësimit të tij. Por ministri Vasili thotë se kjo çështje kërkon reflektimin e Kuvendit të Shqiperise, me qëllim që Vettingu të mos dale jashtë kornizës kushtetuese dhe për këtë proces të mos ketë kthim pas.

Unë kam ngritur një shqetësim të institucionit lidhur me zbatimin e Kushtetutës ashtu sikurse është shkruar dhe miratuar dhe sigurisht. Ministria e Drejtësisë nuk ka pse të presë përgjigje pasi vendi për reflektime është në Kuvendin e Shqipërisë dhe në tavolinën e forcave politike që e kanë miratuar së bashku Kushtetutën. Kjo ishte një thirrje për të qenë korrekt me zbatimin e kushtetutës dhe ligjit përkatës për Vetting-un, pasi një qëndrim i tillë e bën më solid zbatimin e këtij ligji dhe i heq të gjitha mundësitë që ky ligj të atakohet në të ardhmen, gjëra që edhe kanë ndodhur. Pra, hap rrugën pa kthim për Vetting-un në Shqipëri

.

Në letrën drejtuar krerëve te institucioneve shqiptare dhe komisionerit Hahn, ministri Vasili shprehet se Bordi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ndryshe nga vetë Operacioni, nuk është i mbështetur në kushtetute. Në aneksin e kushtetues flitet për bashkëpunim të Operacionit me partnerë dhe bordi mund të konsiderohet si i tillë. Por në aneks shpjegohet se për një bashkëpunim të tillë duhet një marrëveshje ndërkombëtare dhe të tilla marrëveshje  duhet te kalojnë në parlament. Për ngritjen e bordit, në parlament nuk është votuar deri tani asnjë marrëveshje./Tv Klan