Për kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili shtyrja e datës së zgjedhjeve në Kavajë është në funksion të çtensionimit të situatës. Duke reaguar pas konferencës për shtyp të Kryeministrit Edi Rama, i cili tërhoqi kandidatin e Partisë Socialiste nga zgjedhjet për kryetar Bashkie, Valisi u shpreh se kjo do të bëjë të mundur krijimin e qetësisë publike.

Më tej, kreu i LSI tha se dialogu duhet të vazhdojë dhe duhet t’i krijohet hapësira dhe qetësia e duhur.

Sipas tij, maturia është në funksion të zgjidhjes politike të qëndrueshme. Më tej Vasili u shpreh se zgjedhjet me standarde mbeten sfidë madhore pa kthim./tvklan.al