vatikanVatikani prezantoi risitë e ndriçimit dhe atë të kondicionimit të ajrit që kanë nisur të funksionojë në Kapelën e famshme Sistinë.

Për ndriçimin është përdorur teknologjia LED – 7 mijë njësi të tilla, e cila vë në dukje detajet e afreskeve gjigane, përveçse kursen njeshëm.

Me këtë sistem, Vatikani pretendon të shkurtojë me 80% faturën e energjisë elektrike.

Ndërsa sistemi i ri i ajrit të kondicionuar mundëson zvogëlon dëmtimin e pikturave murale nga pluhuri, nga frymëmarrja, djersa dhe temperatura trupore e vizitorëve.

I gjithë kontrolli i këtyre treguesve realizohet nëpërmjet 70 sensorëve modern. Të paktën 6 milionë turistë në një vit e vizitojnë Kapelën për të parë një nga kryeveprat e Mikelanxhelos – “Dhënien e jetës nga Zoti për Adamin”.

Me instalimin e këtyre teknologjive të reja, për të cilat u shpezuan 3 milionë euro, Vatikani, gjithashtu, njoftoi se do të ulet edhe numri i vizitorëve. Po ashtu, këto risi përkojnë edhe me 450 vjetorin e vdekjes së mjeshtrit të madh të Rilindjes europiane, Mikelanxhelos.

Tv Klan