Dhjetëra qytetarë janë kthyer sërish mbrapsht pa kartën e shëndeti nga zyrat e vendosura në qendrat shëndetësore.

Mungesa e fletëve të posaçme të prodhuara për kartën e shëndeti, bën që punonjëset të mos pajisin qytetarët me dokumentin me të rëndësishëm që ju siguron shërbim shëndetësor falas.

Edhe pse nuk kanë një urdhër, në disa prej qendrave shëndetësore, vetë punonjëset kanë gjetur një zgjidhje për të mos penalizuar pacientët.

Por jo të gjithë zyrat e kryejnë këtë veprim sepse nuk janë të autorizuar.

Prej punonjëseve në zyrat e pajisjes me kartë shëndeti mësojmë se, pavarësisht mungesës së formatit të posaçëm, karta e shëndetit është e vlefshëm edhe nëse printohet nga një kompjuter i thjeshte, madje mund të bëhet lehtësisht edhe onlin nëpërmjet shërbimit e Albania.

Tv Klan