Vendosja e rregullit në kompanitë e sigurimeve nuk po arrin të gjejë dot një zgjidhje institucionale. Pas rekomandimeve të Autoritetit të Konkurrencës drejtuar atij të mbikëqyrjes financiare (AMF), që të bëjë sa më shpejt rregulloret për të implementuar sistemin bonus-malus, ky i fundit ka kërkuar shfuqizimin e vendimit.

Që prej 4 vitesh konkurrenca kërkon që kompanitë e sigurimeve të bëjnë prerjen e siguracioneve në bazë të historikut të aksidenteve të drejtuesit dhe moshës së tij, por kjo masë ende nuk është zbatuar.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare shprehet se nuk është gati regjistri i aksidenteve dhe po punon për bërjen funksional të tij. Në të njëjtën kohë ka bërë edhe një ankim administrativ për të shfuqizuar vendimin e Komisionit të Konkurrencës për këtë çështje.

Por kjo kërkesë ka thelluar përplasjen mes institucioneve. Autoriteti i Konkurrencës në një vendim të fundit, akuzon AMF-në se nuk ka patur vullnet për të bashkëpunuar në mënyrë që të vendoset konkurrenca në tregun e sigurimeve. Për këtë arsye, ka çuar një vendim pranë Komisionit të Ekonomisë ku i kërkon të detyrojnë Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare që të zbatojë vendimet e tij.

Tv Klan