Përplasja mes ministres teknike të Arsimit, Mirela Karabina dhe Sekretarit të Përgjithshëm Plarent Ndreca vazhdojnë edhe pas përfundimit të zgjedhjeve.

Ministrja shprehet se Ndreca po bllokon punën, ndërsa vazhdon të firmosë kontrata shërbimi edhe pse është i pezulluar.

Nga ana tjetër Sekretari i Përgjithshëm ka hedhur poshtë akuzat e ministres Karabina.

Ministria e Arsimit ka akuzuar edhe Policinë e Shtetit, që sipas saj nuk i është përgjigjur thirrjes për ndihme, në një kohë kur në ministri gjendeshin persona të armatosur.

Tv Klan