Shoferet e furgoneveKërkojnë të punojnë që të ushqejnë familjen. Kjo është kërkesa e shoferëve shkodranë të furgonëve të cilët kanë dy ditë që nuk punojnë edhe pse vetë shteti i ka liçensuar për të kryer transport pasagjerësh. Duke e konsideruar arbitrar vendimin e qeverisë, protesta paralajmëron edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shkodrës.

Të indinjuar dhe të gatshëm për të protestuar janë edhe qytetarët lezhjanë të cilët nuk kanë mundur të udhëtojnë me furgonë. Familjarisht ishin nisur të merrnin pjesë në një ceremoni mortore por mjeti me të cilin udhëtonin është ndaluar nga policia. Shoferët e liçensuar madje kanë debatuar me policët.

Në Kukës paralajmërohet bllokimi i rrugës së kombit nëse vendimi nuk kthehet në mënyrë që furgonët e liçensuar të vijojnë punën. Në Fier, vendimi prek rreth 200 familje.