Një 18-vjeçare nga Gramshi ndërroi jetë pas operacionit në spitalin e Elbasanit në rrethana ende te paqarta dy ditë më parë.

Familjarët e Ketjona Ibrahimit kallëzuan mjeken që operoi adoleshenten për mjekim të pakujdesshëm në Policinë e Elbasanit. Kirurgia me inicialet J.K po ndiqet penalisht ne gjendje te lirë.

Do të jetë ekspertiza e mjekësisë ligjore ajo që do të përcaktojë shkakun e vdekjes dhe mbi këtë ekspertizë grupi hetimor do te marrë hapat e mëtejshëm.

TV KLAN