Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës ka zbardhur fakte të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 29.08.2016, në një lokal në afërsi të fshatit Dishnicë, ku pas një konflikti me sende të forta, gjeti vdekjen një 23 vjeçar nga Korça.

Policia e  Korçës ka arrestuar Llazar Dine, 35 vjeç, banues në fshatin Dërsnik-Korçë.

Në vijim të hetimeve dhe dokumentimit me prova ligjore të kësaj ngjarje, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim penal nr 57 të datës 22.02.2017, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë:  “Arrest në burg”, për veprën penale:  “Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekje” parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal.

Policia sqaron se Llazar Dinerezulton bashkautor me pronarin e lokalit  Olsi Zyber, i cili u arrestua nga Policia menjëherë pasi ka ndodhur ngjarja.

Të dy këta persona, janë konfliktuar për motive të dobëta  me 23 vjeçarin M.O, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka gjetur vdekjen në Spitalin e Traumës në Tiranë./tvklan.al