Helidon Klosi dhe Dritan Deçka, dy mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni”, të ndaluar nga policia për vdekjen e 35 – vjeçares Aida Çajka dhe foshnjes së saj janë lënë të lirë, nga Gjykata e Tiranës.

Organi i hetimit kishte kërkuar 45 ditë burg deri në daljen e rezultateve të raportit të mjekësisë ligjore, por togat e zeza nuk u bindën nga argumetat e prokurorisë dhe vendosën detyrim paraqitje për dy mjekët.

Ata akuzohen për mjekim të pakujdesshëm, pas denoncimit të bërë nga familjarët e 35 – vjeçares. Por vendimi më lirimin e tyre u prit pozitivisht nga kolegët dhe familjarët e dy mjekëve.

Mjeket

Sipas hetimeve të deritanishme, për më shumë se 6 orë, 35 – vjeçarja u sorrollat në tre spitale, pasi mjekët nuk po përcaktonin diagnozën e saktë.

Pas transportimit në Qendrën Spitalore Universitare dhe Senatoriumin e kryeqytetit, 35 – vjeçarja u dërgua sërish në maternitet, ku në 5 të mëngjesit iu nënshtua një ndërhyrje kirurgjikale. Vdekja e saj dhe foshnjes 9 muajshe, sipas mjekëve, erdhi si pasojë e hemoragjisë së brendshme.

Tv Klan