Policia e Kavajës konfirmoi zyrtarisht se taksisti Faik Fezgaj nga Durrësi, i denoncuar si i zhdukur tri ditë më parë, ka humbur jetën nga mbytja në kanalin e ujit, ku ai u gjet bashkë me mjetin e tij.

Ky ka qenë rezultati i autopsisë së kryer nga ekspertët mjeko – ligjorë.

Mbrëmjen e të mërkurës, 53 – vjeçari ka qenë duke udhëtuar në rrugën dytësore në zonën e Vil Bashtovës, kur mjeti i tij ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Ekspertët autoteknikë të Policisë Rrugore kanë arritur në përfundimin se mjeti ka rrëshqitur si pasojë e shpejtësisë që ka patur në një kthesë të rrugës.

Autopsia dhe provat e tjera të policisë kanë përjashtuar çdo mundësi të vrasjes së tij nga ndonjë tentativë grabitjeje apo shkaqe të tjera.

Edhe sendet personale iu gjetën të paprekura.

Po kështu, hetuesit konfirmuan se ai nuk kishte shenja dhune përveç atyre të shkaktuara nga përplasja e mjetit në momentin e daljes jashtë rruga. Faik Fegzaj ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët, të cilët dyshonin se ai mund të ishte rrëmbyer.

Tv Klan