Një snajperist kanadez në Irak ka thyer rekordin botëror të gjuajtjes nga largësia më e madhe në histori.

Një anëtar i njësisë së Forcave Speciale, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, vrau një kryengritës të ISIS nga një largësi rekord prej 3 450 metrash.

Gjuajtja theu rekordin e mëparshëm, të mbajtur nga Greg Harrison, anëtar i forcave të armatosura britanike, nga një largësi prej pothuajse 1 000 metrash. U deshën më pak se dhjetë sekonda që plumbi të godiste objektivin.

Distanca, forca e erës dhe toka e pjerrët ishin faktorët që snajperisti duhej të merrte në konsideratë para se të gjuante. E shtëna është verifikuar nga një kamera dhe një burim ushtarak theksonte faktin që distanca e madhe nuk kishte luajtur ndonjë rol në këtë rekord.

“Nuk është hamendësim, as opinion. Ka disa pajisje të tjera që janë të vendosura për të monitoruar gjithçka dhe për të verifikuar se si ndodhi gjuajtja”, thuhej në informacionet nga ky burim ushtarak./tvklan.al