Policia britanike po heton vdekjen e dyshimtë të një 50-vjeçari në “Flamefest sex Festival” në qytetin e Kentit.

Burri u gjet i vdekur mëngjesin e së Martës pas “Flamfest”-it, festival i cili u mbajt në Tunbridge Wells përgjatë fundjavës.

Ndërkohë, policia e Kentit tha se një grua në të 40-tat u dërgua në spital nga ajri pasi u gjet e pandërgjegjshme.

Një zëdhënës i policisë së Kentit tha se autoritetet po hetonin rrethanat e vdekjes së “pashpjegueshme” deri më tani në Tunbridge Wells.

Ky ishte viti i dytë i festivalit të seksit “Flamefest”. Qindra persona pritej të merrnin pjesë këtë vit në gostinë e shfrenuar me Deejay dhe muzikë live.

Biletat për në festival kushtonin deri në 600 paund. Përveç ambienteve për argëtimin, në zonë gjendeshin edhe zona të veçanta për marrëdhënie seksuale. /tvklan.al