Shkencëtarët kanë zbuluar se një peptid (aminoacid) në helmin e gjarprit mamba që mund të luftojë sëmundjen policistike të veshkave.

Kjo sëmundje shkakton ciste të mbushura me lëngje, të cilat mund të dëmtojnë veshkat duke çuar deri në mosfunksionimin e tyre.

Por kur shkencëtarët testuan tek minjtë peptidin e gjarprit, cistet u pakësuan me 47 %, një zbulim i cili mund të çonte në një terapi të re për trajtimin e kësaj sëmundjeje edhe tek njerëzit.

Sëmundja policistike e veshkave është një çrregullim genetik që shkakton probleme të veshkave duke bërë të formohen ciste të mbushura me lëngje.

Kjo është një sëmundje e pashërueshme dhe trajtohet me barna të quajtur

antagonistë vazopresinë

.

Këto barna bllokojnë receptorët që shkaktojnë cistet, por gjithashtu japin efekte anësore të tilla si dëmtimi i mëlçisë.

Në përpjekje për të gjetur alternativa të reja të terapive për të trajtuar sëmundjen, shkencëtarët studiuan helmin nga gjarpri mamba.

Mamba e gjelbër, është një gjarpër që gjendet nga Tanzania në Zimbabven lindore dhe bregdetin Natal të Afrikës jugore dhe helmi i saj mund të jetë fatal në sasi të mëdha.

Studiuesit zgjodhën të bënin kërkime për këtë helm që ka tendencën që të shkaktojë probleme nervore, disa prej të cilave përfshijnë receptorët e qelizave dhe kështu helmi mund të shkatërrojë qelizat, të cilat prodhojnë cistet te njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje.

Për të kryer këtë studim, shkencëtarët kanë përzgjedhur një peptid të quajtur

mambakaretin-1

, i cili njihet si stimulues në bllokimin e receptorëve të qelizave.

Ata ia injektuan peptidin gjashtë minjve, të cilët ishin gjenetikisht të ndërtuar në mënyrë të tillë për të mbartur sëmundjen 99 ditë./tvklan.al