Një i ri është therur me thikë në qafë gjatë një përleshje masive, e cila nisi në një lokal natë.

Në sherr janë përfshirë disa persona, mes tyre dhe dy vajza të moshës 19 dhe 21 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një nga lokalet e natës në Mançestër, Angli.

Sipas policisë britanikë sherri mes të rinjve ka nisur brenda lokalit të natës dhe më pas ka vazhduar në rrugë ku dhe janë përleshur me thika.

Disa persona janë dërguar në spital, ndërsa 21-vjeçari nuk ka mundur do të mbijetonte, pasi i janë prerë damarët e qafës. Policia e Mançesterit ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë. 

/tvklan.al