John Heard aktori i njohur në filmin “I vetëm në shtëpi” është ndarë nga jeta në moshën 71 – vjeçare.

Sipas

“The Independent”

, aktori është gjetur i vdekur në dhomën e një hoteli në Kaliforni.

Edhe pse e nisi karrierën në vitin 1970, ai u bë i njohur në në vitin 1990, në filmin “I vetëm në shtëpi” në rolin e  Peter McCallister, babain e Kevin, fëmijës që e harron në shtëpi dhe shkojnë më pushime për Krishtlindje.

I lindur në Uashington, D.C., Heard filloi të veprojë jashtë Broadway. Roli i tij i parë i madh erdhi në komedinë romantike ‘Chilly Scenes of Winter” në 1979.

Ai gjithashtu ka luajtur edhe në filmat  si Cat People,” “After Hours,” “Big,” “Beaches,” “Gladiator,” si dhe është nominuar për çmimin “Emmy”, për rolin e tij në serialin televiziv “Sopranot”./tvklan.al