Kitaristi legjendar australian, bashkëthemelues i AC/DC, Malcolm Young, ka vdekur në moshën 64-vjeçare.

Young vuante prej tre vitesh nga sëmundje e rëndë, dementia.

Ai u zëvendësua nga nipi Stevie për turneun e fundit të grupit që promovoi albumin Rock Or Bust të vitit 2014.  

Sipas Daily Mail ai vdiq paqësisht të shtunën, me familjen e tij pranë.

“I njohur për aftësitë e tij muzikore, Malcolm ishte një kompozitor, kitarist, interpretues, prodhues dhe vizionar, i cili frymëzoi shumë njerëz”

, shkruajnë mediat britanike.

Që nga fillimi, ai e dinte se çfarë donte të arrinte dhe së bashku me vëllain e tij më të vogël, ngjiti skenën botërore duke dhënë performanca të jashtëzakonshme në çdo shfaqje./tvklan.al