Një tjetër ngjarje e rëndë në futboll, pak ditë pasi, Patrick Ekeng nuk i mbijetoi një ataku kardiak ku po luante një ndeshje të kampionatit rumun.

Braziliani Bernardo Riberio vdiq në spital, ku u shoqërua pasi nuk u ndje mirë gjatë një takimi miqësor me ekipin e tij Friburguense.

26-vjeçari i cili veshi fanellën e Skënderbeut në sezonin 2011-2012, ekip ku nisi karrierën si profesionit dhe u shpall kampion. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së mesfushorit, por dyshohet për për probleme kardiake.

Bernardo Ribeiro ishte rikthyer në vendlindje vitin e kaluar pas përvojës në Australi dhe Finlandë. Të premten Patrick Ekeng, i cili ishte po 26-vjeç, u  shemb në fushën e lojës. Gjatë takimit mes Dinamo Bucuresti – Vitorul.

Pak pas mbërritjes u lajmërua që nuk kishte mbijetuar. Tragjeditë në futboll kanë qenë të shpeshta vitet e fundit, duke shkaktuar gjithmonë debate për kontrollet mjekësore në sport.

Endrit Sauku, Tv Klan