Charles Manson, lideri i kultit famëkeq që i çoi ndjekësit e tij në kryerjen e një serie vrasjesh dhe u shndërrua në simbol të anës së errët të antikulturës të viteve 1960 -të, ka vdekur në moshën 83 – vjeçare.

Manson ishte shtruar në Spitalin Bakersfield, Kaliforni në fillim të këtij muaji dhe vdiq të dielën për shkaqe natyrale.

Në vitin 1960 -të, ndjekësit e tij të njohur si Familja Manson, vranë 9 persona.

Në mesin e viktimave ishte edhe aktorja hollivudiane Sharon Tate, bashkëshortja e Roman Polanski, e cila në atë kohë ishte shtatzënë.

Një prej ndjekëseve më të reja të Manson, Susan Atkins e goditi Tate për vdekje me thikë dhe gdhendi fjalën “Derr” në hyrje të derës së shtëpisë me gjakun e aktores.

Bashkë me aktoren, për vdekje u goditën edhe 4 persona të tjerë që ndodheshin në shtëpi. Të nesërmen, një çift i pasur në Los Angeles, Leno dhe Rosemary LaBianca, u vranë gjithashtu nga ky klan.

Vrasjet u bënë të njohura gjerësisht nën emrin ‘vrasjet Tate-LaBianca’.

Aktorja amerikane Sharon Tate ishte tetë muajshe e gjysmë shtatzënë, kur u vra

Në një tjetër rast, Donald Shea, figurant në Hollywood dhe Gary Hinman, i njohur i grupit u vranë gjithashtu nga Familja Manson.

Vetë Charles Manson nuk ishte prezent gjatë këtyre vrasjeve, megjithatë ai dënua si njeriu i cili i çoi ndjekësit e tij në kryerjen e 7 vrasjeve. Ai u dënua me vdekje në 1971 -in.

Në fund të viteve 1960, Manson mblodhi rreth vetes shumë ndjekës të rinj në moshë. Ai pretendonte se besonte në një luftë të ardhshme racore në Amerikë. Manson planifikonte që ta përshpejtonte luftën dhe u shfaq si një prej liderëve të urdhrit të ri social.

Një prej ndjekëseve të tij

Hetuesit besonin se Manson shpresonte që për vrasjet Tate-LaBianca do të fajësoheshin njerëzit me ngjyrë, duke nxitur në këtë mënyrë tensione.

Manson arriti të bindte disa prej ndjekësve të tij se ishte rimishërimi i Jezu Krishtit, duke përdorur kombinimin mes drogave dhe karizmës së tij, për të bërë pjesë së “Familjes” kryesisht vajza të reja të shtresës së mesme, të cilat i kontrollonte.

Dënimi me vdekje

Përpara se ekzekutohej dënimi i tij me vdekje, Kalifornia e hoqi dënimin kapital. Për këtë arsye, verdikti për të u ul në 9 burgime të përjetshme. Përgjatë 4 dekadave në burg, Manson aplikoi për parole 12 herë.

Tentativa e fundit u hodh poshtë në 2012 -ën.

Në 2014 -ën, Manson-it iu dha një licencë martese, për t’u kurorëzuar me një 26 – vjeçare e cila thoshte se ishte e dashuruar pas tij. Megjithatë, licenca skadoi dhe martesa nuk u realizua.

Për gati gjysmë shekulli, vrasjet e Familjes Manson vijojnë të tërheqin e bëjnë kuriozë shumë amerikanë dhe për to janë shkruar në libra, janë bërë filma e muzikë.

/tvklan.al