John G. Avildsen, regjisori i filmave legjendarë “Rocky” dhe “Djali i Karatesë”, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga djali i Avildsen-it, Anthony, i cili tha për median amerikane se i ati kishte vdekur si pasojë e kancerit pankreatik në një spital në Los Angeles.

“Rocky”, pavarësisht buxhetit të ulët, u kthye në filmim me rekord të ardhurash në vitin 1976.

Filmi fitoi një Oskar për pamjet më të mira dhe një për Advidsen si regjisor.

Sylvester Stallone, i cili e shkroi filmin, nderoi regjisorin me një postim në Instagram: “U prefsh në Paqe. Jam i sigurt se së shpejti do të drejtoni suksese në parajsë – Faleminderit Sly”.

Avildsen po ashtu drejtoi edhe filmat Djali i Karatesë në vitin 1984, sidhe serinë e dytë dhe të tretë të këtij filmi në vitet 1986 dhe 1989./tvklan.al