Një tjetër tragjedi në futboll. Problemet në zemër shkaktuan viktimën e radhës, sipas raportit të parë mjekësor. Ajo është Xhomang Zhanin Kristel, 26-vjeç nga Kameruani. Federata e futbollit të vendit afrikan, shkruan se Kristel pati probleme në përgatitjet para një ndeshje të kampionatit të dielën. Portierja u shoqërua në spital, por nuk mbijetoi. Kjo është viktima e tretë brenda disa ditëve. Pak ditë më parë, një tjetër futbollist nga Kameruni humbi jetën në fushën e lojës, pas një ataku kardiak. Për shkak të problemeve me zemrën u shua edhe braziliani Bernardo Riberio, i cili vite më parë veshi fanellën e Skënderbeut.

Tv Klan