Një tifoz irlandezo-verior nuk i mbijetoi një ataku kardiak gjatë ndeshjes me Ukrainën, që po luhej në Lion. Atij iu dha ndihma e shpejtë mjekësore, por nuk u arrit ta shpëtonin.

Disa ditë më parë një tjetër irladezo-verior vdiq, pasi ra nga një mur disa metra i lartë. Tragjedia ndodhi në Nicë, ndërsa tifozi ishte i dehur.

Irlanda e Veriut merr pjesë për herë të parë në finalet e Kampionatit Europian dhe një arritje e tillë pritej prej kohësh. Përfaqësuesja irladezo-veriore është përfaqësuar në finalet e Kupës së Botës në tre raste, e fundit në 1986.

Tv Klan