Xhuxhi më “i lumtur” i Borëbardhës, Tayyar Yildiz, ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare.

Lajmi i hidhur për të gjithë ndjekësit e një prej filmave më të famshëm për fëmijë, “Borëbardha me 7 xhuxhët”, është bërë i ditur nga Onur Akay.

“HaberTurk” raporton se Tayyar Yildiz, pas famës që fitoi me filmat në vitet 1970, ka punuar në bankë.

Yildiz, i cili ishte 95 cm i gjatë,  fitoi zemrat e të gjithë shikuesve me personazhin e Neseli ( i lumturi) në filmin “Borëbardha dhe 7 xhuxhët”, shumë i ndjekur edhe në Shqipëri. /tvklan.al