Gilbert Baker, artisti nga San Francisko që krijoi flamurin, i cili është bërë simbol për komunitetin LGBT, ka vdekur në moshën 65 vjeçare, raporton BBC.

Mësohet se Baker ka vdekur në gjumë në shtëpinë e tij në New York.

Ai fillimisht kishte dizajnuar një flamur me tetë ngjyra në vitin 1978, për ditën e lirisë së homoseksualëve, paraardhëse e paradës moderne, por me vonë u reduktua në gjashtë ngjyra.

Ngjyrat në flamur i ka krijuar  për të përcjellë idenë e diversitetit dhe për të treguar se prirjet seksuale janë një e drejtë njerëzore./tvklan.al