Një nënë e dy fëmijëve ka ndërruar jetë teksa po flinte gjumë.

Parukierja Emma Jones, nga  Cheshire, Angli, kishte pirë dy shishe verë të bardhë së bashku me një miken e saj para se të shkonte të flinte në dhomën e hotelit ku po qëndronte.

Mëngjesin e së nesermes në orën 7.00 mikja e saj kishte shkuar për të zgjuar Jones por e la atë në shtrat, duke menduar se ishte mirë dhe po flinte.

E vërteta e tmerrshme u shfaq kur ajo hapi perdet në orën 9 për të gjetur miken e saj pa ndjenja.

Ekzaminimet treguan se Jones kishte pirë një sasi të madhe alkooli, shumë më shumë nga çfarë ajo mund të përballonte.

Policia arriti në përfundimin se nuk kishte rrethana të dyshimta rreth vdekjes së saj. Një raport post-mortem konstatoi se ajo vdiq nga sëmundja e mëlçisë yndyrore dhe toksikimi i opiumit i përkeqësuar nga përdorimi i alkoolit./tvklan.al