Një i ri nga Kosova ka vdekur në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë.

Sipas

KlanKosovës,

bëhet fjalë për një 26 – vjeçar nga Prishtina, me nënshtetësi gjermane, i cili ishte duke pritur që nga Hungaria të futej në kufirin e shtetit serb, në të cilin janë krijuar kolona të gjata të emigrantëve kosovarë që kthehen në vendlindje për festa.

Ende nuk ka një prononcim zyrtar nga Ministria e Punëve të Jashtme, në lidhje me ngjarjen./tvklan.al