Një nga shkrimtarët më të mëdhenj amerikanë, Philip Roth, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare. Ai shkruajti veprat “Baritori Amerikan”, “U martova me një komunist” dhe “Ankesa e Portnoit”.

Sipas New York Times një mik i ngushtë i Rothit tha se ai kishte vdekur nga një atak në zemër. Roth u bë i suksesshëm me koleksionin e tij të shkurtër, “Lamtumirë Kolomb” botuar në vitin 1959.

Një dekadë me vonë, romani i tij në të cilin ai fliste hapur për seksin, “Ankesa e Portnoit”, e ktheu atë në një njeri të famshëm në SHBA./tvklan.al