Është shuar në moshën 91-vjeçare themeluesi i revistës për të rritur “Playboy”, Hugh Hefner.

Vetë revista njoftoi se ai ka ndërruar jetë paqësisht në shtëpinë e tij në Los Angles, si pasojë e shkaqeve natyrale.

Hefner nisi të publikonte revistën për të rritur nga kuzhina  e tij në vitin 1953. Në pikun e saj, revista ka shitur deri në 7 milionë kopje duke u kthyer në revistën më të shitur për burrat në botë.

Cooper Hefner, djali i Hugh, tha se i ati do u mungojë shumë njerëzve dhe e quajti atë si një “pionier” kulturor dhe të medias sidhe avokat të lirisë seksuale.

Revista e famshme e bëri multi-milioner Hefnerin, i cili më pas ndërtoi një perandori me të tërë që përfshinte kazino dhe klube nate.

Edicioni i parë i “Playboy”-t kishte disa foto nudo të Marilyn Monroe.

Manjati i veshur me pizhama mëndafshi u bë i famshëm për hedonizmin e tij, për marrëdhëniet dhe martesat me shumë modele të Playboy-t dhe për festat e çmendura në vilat e tij në Los Angeles.

Hefner e shikonte veten si  një fëmijë në një dyqan karamelesh. Dhe kështu jetoi deri ne moshën 91-vjeçare.  I martuar tre here, hera e fundit kur mbushi 86-vjeç. Ai vuri kurore me Crystal Harris, e cila ishte 60 vjet me e vogël se Hefner.

Megjithë suksesin, Hefner është kritikuar ashpër për përdorimin e grave si objekte seksuale, madje ai është parë si promovues i këtij fenomeni të kundërshtuar fuqishëm ndër vite nga grupet feministe. /tvklan.al