Ambasadori rus në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka ndërruar jetë të hënën në spital në Nju Jork, ku u dërgua pas shfaqjes së disa problemeve në zemër.

Lajmi i vdekjes së ambasadorit është konfirmuar edhe nga Ministria ruse e Punëve të Jashtme, e ciuar nga ”Sputnik”.

64-vjeçari, Vitaly Churkin, ndërroi jetë një ditë para se të festonte ditëlindjen e tij të 65-të.

Churkin shërbente si ambasadoer i Rusisë në OKB që prej vitit 2006./tvklan.al