Një shqiptare ka vdekur në një aksident të tmerrshëm që ndodhi në autostradën 284, që lidh komunat Paterno e Randazzo, në Catania, Siçili.

Shqiptarja Valeria Daci, 38 vjeçe ka ndërruar menjëherë jetë, pasi makina e saj tip “Ford” u përplas kokë më kokë me automjet tip BMW që drejtohej nga një shtetas italian, 28 vjeç, i cili  mbeti i plagosur rëndë.  

 Valeria Daci punonte në në një bar në Biancavilla.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por mendohet se ka qenë një parakalim i rrezikshëm i një prej dy makinave.

Përplasja mes makinave ka qenë shumë e fortë, sa Daci ka fluturuar jashtë duke përfunduar në asfalt./tvklan.al